Thursday, November 21, 2024

Rama shkarkon kryetarët e PS në 61 degë

TIRANË – Partia Socialiste ka vendosur të ndërpresë mandatin 4-vjeçar të kryetarëve aktualë të degëve të partisë.

Procesi i zgjedhjes së strukturave të reja drejtuese të partisë në çdo bashki do të zhvillohet në periudhën 1 Maj-15 Qershor.

‘Kryetarët aktualë të partisë së bashkive do ushtrojnë detyrat e tyre deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj. Ngarkohet Kryesia e Partisë dhe Sekretariati ekzekutiv për zbatimin e këtij vendimi’, thuhet në vendimin e marrë nga socialistët.

Kongresi i Partisë Socialiste pritet të mbahet në datën 9 prill.

Në nenin 26 të statutit të PS përcaktohet mënyra se si do të zgjidhen kryetarët e rinj të degëve, të cilët kanë një mandat 4-vjeçar

1. Kryetari i partisë i bashkisë përzgjidhet mes kandidatëve të propozuar nga mbledhja e zgjeruar e Asamblesë Socialiste të bashkisë dhe me miratimin e Kryesisë sipas procedurës së përcaktuar në Librin e rregullave.

2. Mandati i kryetarit të partisë të bashkisë është, si rregull, katër vjet. Ai ndërpritet para kohe kur kryetari i partisë i bashkisë:

a. Jep dorëheqjen;

b. Shkarkohet nga Kryesia e Partisë për dobësi në punë e shkelje të normave të Statutit dhe etikës;

c. Humbet besimin e anëtarësisë dhe të organizatave socialiste të bashkisë, nuk fiton në mocionin e votëbesimit të zhvilluar për të;

d. Humbet në zgjedhjet vendore ose arrin rezultat më të dobët se zgjedhjet e mëparshme politike në bashkinë përkatëse.

3. Në rastet e mësipërme, mandati ndërpritet automatikisht. Në mungesë të kryetarit të partisë të bashkisë, detyrat e tij i kryen Sekretari ekzekutiv, ose një i ngarkuar nga Kryesia e Partisë, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

4. Kryetari i partisë i bashkisë është anëtar i Asamblesë Kombëtare (AK), si përfaqësues i anëtarësisë së partisë të bashkisë përkatëse.

5. Kriteret, procedura e zgjedhjes dhe e shkarkimit si dhe detyrat kryesore të kryetarit të partisë të bashkisë përcaktohen në Librin e Rregullave.

Ndërsa neni 27 përcakton mënyrën se si do të zgjidhet sekretariati ekzekutiv në nivel bashkie. Sekretari Ekzekutiv do zgjidhet në nivel bashkie dhe do të jetë punonjës me kohë të plotë dhe përgjigjet për administrimin e aktivitetit të përditshëm të partisë.

1. Pranë çdo Asambleje Socialiste të Bashkisë ngrihet Sekretariati ekzekutiv që drejtohet nga një person i përzgjedhur nga Sekretariati ekzekutiv i Partisë, i cili do të ushtrojë funksionin e Sekretarit Ekzekutiv.

2. Sekretari Ekzekutiv i Partisë në nivel bashkie është punonjës me kohë të plotë dhe përgjigjet për administrimin e aktivitetit të përditshëm të partisë, dokumentacionin, burimet materiale dhe çdo aspekt tjetër administrativ të funksionimit të partisë në nivel bashkie. Në punën e tij ai mund të ndihmohet dhe nga staf mbështetës.

3. Për zbatimin e detyrave të tij Sekretari Ekzekutiv përgjigjet përpara Kryetarit të Partisë së Bashkisë si dhe Sekretariatit Ekzekutiv të Partisë Socialiste.

4. Kriteret, procedura e përzgjedhjes, kushtet e punës, paga, mënyra e raportimit, struktura si dhe detyrat funksionale të Sekretarit ekzekutiv të partisë së bashkisë përcaktohen në Librin e Rregullave.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë