Wednesday, June 4, 2025

Yuri Kim kundër rikthimit të tij, Berisha: Le të vazhdojë të pijë kafe në livadhet e qeverisë

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të sotme të ambasadores së SHBA, Yuri Kim, kundër rikthimit të tij në krye të Partisë Demokratike.

Gjatë konferencës për shtyp, ku dorëzoi 4200 firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, Berisha ironizoi ambasadoren Kim, duke thënë se ajo duhet të vazhdojë të pijë kafe në livadhet e qeverisë’.

Sali Berisha: Së pari më duhet të them se “foltorja” ka zgjuar shpresa të mëdha në mbarë botën. Dhe unë dua t’ju informoj ju se kjo pritje që shikoni në Shqipëri për foltoren nuk është më pak entuziaste në vendet mike. Nuk janë më të pakta përgëzimet që marr për këtë nismë shpëtimtare të pluralizmit nga përfaqësues të vendeve mike dhe nga nivelet më të larta të SHBA në krahun republikan. Pra zonjës ambasadore dhe cilido tjetër, që ka një fakt të vetëm e ftoj t’i dorëzojë pranë gjykatës në Paris. Shpreh kënaqësinë se personalitete të shquara të elitës politike amerikane nuk pajtohen dhe nuk pranojnë, madje e marrin thjesht si një hakmarrje politike, deklaratën se kemi prova por nuk i themi. Kjo ka marrë fund. Ke prova, çoi para gjykatës. Mund t’u them edhe këtë tjetrën, në të dyja anët e atlantikut, miq të shquar më kanë deklaruar se kanë parë dosjen dhe e kanë gjetur atë sine-materia. Çështja e kafes, ajo të vazhdojë të pijë kafe në livadhet e qeverisë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë