Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka bërë një deklaratë shumë të fortë, pasi u shpreh se Vettingu në polici dështoi për shkak se nuk e donin njerëz brenda mazhorancës.
I ftuar në ”A2 CNN”, Xhafaj u shpreh se disa elementë brenda Policisë së Shtetit kanë lidhje me bandat kriminale, ndaj me dështimin e vettingut, është cënuar edhe besueshmëria e policisë.
Fatmir Xhafaj: “Vettingu në polici është mungesë vullneti politik, njerëz të caktuar brenda mazhorancës nuk kanë dashur. Vettingu në polici është diçka e zakonshme në çdo polici, dhe ne nuk e kishim. Nuk ka polici në vendet e konsoliduara që nuk i nënshtrohet vlerësimit periodik. Nuk kishte lidhje fare me Vettingut e gjyqësorit, sidomos për policët e thjeshtë, do largoheshin ata që ishin dukshëm të papajtueshëm me atë rol. Ndërkohë, vettingu ishte më i thelluar për drejtuesit, sepse ato ishin modeli. Fatkeqësisht ky proces ka dështuar, është shtyrë në kohë thonë disa, dhe nuk është pozitive”.