Saturday, September 7, 2024

Vuçiç: Policët në Kosovë i drejtuan armën djalit tim, Kurti nuk është aq trim në praninë time

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se policët shqiptarë pranë Podujevës i kanë drejtuar armët djalit të tij Danilos, i cili ishte në Kosovë në një tubim në Graçanicë me rastin e festës së Vidovit, duke kërkuar që ai të hiqte bluzën me mbishkrimin “Dorëzimi nuk është opsion”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vuçiç u shpreh se policët e pyetën të birin për emrin e të atit.

“Vetëm tani e mësovase çfarë po ndodhte në Kosovë, herën e fundit që ndaluan Danilon, jo shumë larg Podujevës, policia shqiptare kërkoi që me çdo kusht të hiqte bluzën ku shkruhej “Dorëzimi nuk është opsion”. Danilo nuk u pajtua, dhe më pas i drejtuan armët dhe e pyetën ’emrin e babait?’ Ai u përgjigj: “Aleksandër! Ky është babai im dhe presidenti juaj!” “Nuk ia hoqën këmishën, nuk ia lyen fytyrën. Dorëzimi nuk është opsion”, theksoi presidenti serb.

Mbrëmjen e djeshme, Vuçiç tha se policët e Kosovës kanë ndaluar dhe kontrolluar tre herë veturën në të cilën ndodhej djali i tij.

“E përgëzoj Albin Kurtin për guximin e tij. Kurti nuk është aq trim kur është në shoqërinë time, por është kur dërgon disa të tjerë të ushqehen me fëmijët e të tjerëve. Vetëm le të vazhdojë. Dorëzimi nuk është opsion, disa do të ishin frikë nga kjo”, nënvizoi ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë