Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se nuk ka çfarë të dialogojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për sa kohë ai do të qëndrojë në krye të qeverisë.
Vuçiç u shpreh i shqetësuar për papërgjegjshmërinë e Kurtit, teksa shtoi se do të bëjë maksimumin për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, shkruan Euronews Serbia.
“Jam i shqetësuar për papërgjegjshmërinë e Kurtit, do të bëjmë maksimumin për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, po kërkoj nga disa vende, të na ndihmojnë në këtë, të përmbahemi dhe të arsyetojmë me Kurtin”, tha Vuçiç.
Më herët gjatë një deklarate, Vuçiç shprehu shqetësimin për vendimin e qeverisë së Kosovës, në prag të zbatimit të reciprocitetit për targat, që fillon më 1 gusht.
Sipas Vuçiç, Kosova kërkon krizë dhe të krijojë probleme.
Ndërsa, kryeministri Kurti ka thënë se është gjithmonë i gatshëm të udhëtojë për në Bruksel për t’u takuar me Vuçiç.