Wednesday, February 28, 2024

Vritet një grua në Prishtinë, policia nis hetimet

Policia e Kosovës njoftoi mbrëmjen e së mërkurës se një grua është gjetur e vrarë në një automjet në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës Flora Ahmeti, deklaroi se ka pasur të shtëna me armë në rrugën “Dalip Alshiqi” në kryeqytet të mërkurën rreth orës 20:20.

“Policia si dhe mjekët emergjentë, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha ajo.

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë ka nisur hetimet rreth kësaj vrasjeje. Rrethanat e vrasjes janë ende të panjohura.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë