Sunday, September 8, 2024

Vlorë/ 41-vjeçarit i bëjnë pritë dhe e ekzekutojnë

Tetë persona janë shoqëruar gjatë natës nga Policia e Vlorës lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin bregdetar, ku u ekzekutua 41- vjeçari Leartiad Lekaj (Kekaj).

28 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes dhe më pak se 12 minuta i janë dashur mjetit tip “Audi” për t’u larguar nga qyteti i Vlorës e më pas për ta djegur në aksin Kote-Sevaster.

Ndërkaq, një kallashnikov është gjetur në pjesën e pasme të makinës ngjyrë e errët me targa italiane të vjedhura.

Nga policia konfirmohet se kamerat e vendosura në akset rrugore kanë filmuar mjetin. Kamerat nga bizneset, por edhe ato në rrugeëmendohet se mund të ndihmojnë policinë edhe për identifikimin e autorëve.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë