Monday, June 30, 2025

VIDEO/ Ekzekutohet me tetë plumba shqiptari në Ekuador

Një 53-vjeçar shqiptar është ekzekutuar në Ekuador. Sipas mediave ekuadoriane, viktima është Arjan Rizaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qendër të qytetit Guayaquil, ku Rizaj ndodhej në automjetin që e kishte parkuar në parkingun e spitalit Luis Veranza.

Dy persona janë afruar me motoçikletë dhe kanë ekzekutuar Rizajn me breshëri.

Dëshmitarët thanë se dëgjuan një breshëri me të shtëna armësh dhe më pas panë motoçikletën duke u larguar me shpejtësi.

Bashkëshortja e viktimës ndodhej pak metra më tutje, në hyrje të spitalit, pasi aty ishte shtruar babai i saj. Rizaj po priste bashkëshorten kur personat e ekzekutuan.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë