Sunday, September 8, 2024

UNICEF: Gaza është vendi më i rrezikshëm në botë për fëmijët

Rripi i Gazës është “vendi më i rrezikshëm” në botë për të qenë fëmijë, sipas drejtorit ekzekutiv të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët.

“Më shumë se 5,300 fëmijë palestinezë thuhet se janë vrarë në vetëm 46 ditë. Kjo është mbi 115 në ditë, çdo ditë, për javë dhe javë”, tha drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it Catherine Russell në një video të mërkurën teksa iu drejtua Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shkruan CNN.

“Bazuar në këto shifra, fëmijët përbëjnë 40% të vdekjeve në Gaza,” shtoi ajo.

“Kjo është e paprecedentë. Me fjalë të tjera, Rripi i Gazës është vendi më i rrezikshëm në botë për të qenë fëmijë,” vazhdoi Russell.

Ajo tha gjithashtu se UNICEF-i po merr raporte se “më shumë se 1200 fëmijë” mbeten nën rrënojat e ndërtesave të bombarduara ose përndryshe janë të pagjetur.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë