Tuesday, March 18, 2025

U vra në rezidencën e tij në Teheran/ Irani: Po hetojmë vrasjen e liderit të Hamasit

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) ka reaguar pas vrasjes së udhëheqësit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran.

Garda deklaroi se po heton “shkakun dhe dimensionet e incidentit” dhe më pas do të ketë një deklaratë, shkruan BBC.

Përveç Haniyeh, viktimë mbeti edhe një nga truprojat e tij.

IRGC është një forcë e madhe ushtarake, politike dhe ekonomike në Iran, me lidhje të ngushta me udhëheqësin suprem, Ayatollah Ali Khamenei.

Ndërkaq, Hamasi ka deklaruar se Haniyeh u vra në një sulm izraelit, por Izraeli nuk ka lëshuar ende një deklaratë zyrtare.

Shumica e liderëve të Hamasit mbajnë një profil të ulët publik, ndërsa të tjerë kanë kaluar pjesën më të madhe të jetës së tyre duke iu shmangur tentativave për vrasje nga Izraeli.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë