Friday, November 22, 2024

Trump u shpall fajtor, Biden: Askush nuk është mbi ligjin

Presidenti amerikan, Joe Biden ka reaguar në lidhje me gjyqin që shpalli fajtor Donald Trump për falsifikimin e të dhënave të biznesit.

“U rikonfirmua parimi amerikan se askush nuk është mbi ligjin”, tha ai.

Biden deklaroi se Trumpit iu dha mundësia të mbrohej, teksa juria u zgjodh si çdo juri tjetër në Amerikë dhe pas një diskutimi të kujdesshëm, mori një vendim unanim, shkruan Sky News.

Sipas Biden, Trump tani do t’i jepet mundësia për të apeluar vendimin “si kushdo tjetër” që është dënuar.

Presidenti shtoi se është “e rrezikshme” që dikush t’i quajë zgjedhjet të manipuluara – siç ka bërë Trump shumë herë – dhe se drejtësia “duhet respektuar”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë