Një ngjarje tragjike ka tronditur futbollin shqiptar. Sulmuesi ganez i Egnatias, Raphael Dwamena pësoi atak kardiak në minutën e 25-të të sfidës, ndërmjet skuadrës rrogozhinase dhe Partizanit.
28-vjeçari u shtri në fushë dhe drejt tij vrapoi me shpejtësi stafi mjekësor, për t’i dhënë ndihmën e shpejtë.
Megjithë përpjekjet për ta shpëtuar, Dwamena ndërroi jetë.
Mjekët në Spitalin e Kavajës deklaruan se futbollisti mbërriti pa shenje jete dhe se ishte e pamundur që të shpëtohej.
Prej disa kohësh, Dwamena vuante nga probleme me zemrën, megjithatë ai vendosi që luante, pasi futbolli ishte pasioni i tij.