No menu items!

Tërmeti me magnitudë 7 godet Indonezinë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 ballë të shkallës Rihter ka goditur brigjet e Indonezisë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-ve (USGS), epiqendra e tërmetit ishte 154 kilometra veriperëndim të qytetit Tobelo.

Lëkundjet janë ndjerë gjithashtu në disa provinca dhe qytete jug të Filipineve, por nuk ka raporte të menjëhershme për të lënduar apo dëme.

Asnjë paralajmërim për cunami nuk është lëshuar nga Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës e Indonezisë.

Indonezia dhe Filipinet shtrihen në “Unazën e Zjarrit”, ku ndodhin shumica e tërmeteve dhe shpërthimeve vullkanike në botë.

spot_img
spot_img
spot_img
LAJMET E FUNDIT
spot_img

LAJME TË TJERA