Ambasada amerikane u sulmua me dy raketa mëngjesin e së premtes.
Shpërthime u dëgjuan pranë ambasadës, në qendër të kryeqytetit të Irakut, rreth orës 4 të mëngjesit.
Nuk raportohet për viktima, shkruan Sky News.
“Sulmi besohet të jetë kryer nga milicitë e lidhura me Iranin në Irak”, tha zëdhënësi, megjithëse asnjë grup nuk e mori menjëherë përgjegjësinë.
Më shumë se 70 sulme nga grupet e armatosura kanë qenë të lidhura me mbështetjen e SHBA-së ndaj Izraelit.