Sunday, September 8, 2024

Si mund ta përdorë Hamasi armëpushimin në Gaza në favor të tij?

Një armëpushim i përkohshëm në Gaza midis Izraelit dhe Hamasit është shtyrë ditën e nesërme, sipas zyrtarëve izraelitë. Gjatë armëpushimit katërditor, 50 pengjet e marra nga Hamasi do të lirohen.

Ndërsa lirimi i tyre është një hap pozitiv për Izraelin, armëpushimi ka ngritur shqetësime se si Hamasi mund ta përdorë këtë pauzë në avantazhin e tij.

Eksperti ushtarak Chris Morris tha për Sky News se diçka e tillë do t’i sigurojë Hamasit më shumë kohë për të riorganizuar krahun e tij të armatosur, për të planifikuar fushatën e tij përpara dhe “ndoshta të kryejë sulme” që synojnë trupat izraelite.

“Forcat izraelite deri më tani kanë lëvizur shpejt dhe në mënyrë efektive, duke u dhënë udhëheqësve të Hamasit pak kohë për një plan,” tha një ekspert ushtarak.

Shtyrja e armëpushimit i jep Hamasit dhe mbështetësve të tij ndërkombëtarë më shumë kohë për t’u “angazhuar në luftë informacioni”, shtoi ai, duke thënë se kjo është diçka për të cilën grupi dhe përfaqësuesit e tij mediatikë tashmë “janë treguar të aftë”.

“Së paku, Hamasi do të mbijetojë edhe për katër ditë të tjera,” tha Morris.

“Mos bëni gabim, Hamasi nuk po mbështetet tek një armëpushim për shkak të shqetësimit për popullin palestinez, ai është duke fituar një avantazh ushtarak,” tha ai.

Po Izraeli?

Marrëveshja është më e pak e favorshme për izraelitët”, sipas Morris.

“Interpretimi i mundshëm do të jetë se vendosmëria izraelite po shembet nën presionin ndërkombëtar,” tha ai.

“Ky gjest ka më shumë gjasa të interpretohet me keqbesim, i motivuar nga dobësia dhe jo nga shqetësimi i vërtetë humanitar.

“Çdo ditë që kalon, presioni ndërkombëtar për t’i dhënë fund luftimeve po rritet dhe rreziku i katastrofave humanitare në Gaza po rritet gjithashtu.

Hamasi sapo ka zgjatur konfliktin dhe ka demonstruar një kapacitet për të përdorur presionin ndërkombëtar për t’i dhënë formë.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë