Tuesday, May 13, 2025

Shtrëngohen masat për të pavakisnuarit në Greqi

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Micotakis, ka deklaruar se nga e hëna e javës që vjen, 22 nëntor të pavaksinuarit nuk do të lejohen të hyjnë në ambiente të mbyllura.

Nëpërmjet një videomesazhi, Micotakis i bën thirrje qytetarëve të bëjnë dozën e tretë të vaksinës.

Kryeministri shpalli pesë masa shtesë, që sipas tij synojnë bindjen dhe jo përballjen me bashkëqytetarët e pavaksinuar.

Siç theksoi ai, “duhet mendje e pastër dhe unitet”, “jo instrumentalizimi i dhimbjes dhe dygjuhësisë”, “por propozime konkrete dhe realiste”.

Pesë masat shtesë

1. Nga e hëna e ardhshme, të gjithë qytetarët e rritur të pavaksinuar nuk do të hyjnë në ambiente të mbyllura, as me paraqitjen e testit negativ, me përjashtim restorantet.

2. Certifikata e vaksinës  në ambiente të mbyllura për të vaksinuarit mbi 60 vjeç nuk vlen më, nëse kanë kaluar shtatë muaj, nga lëshimi i saj.

3. Zgjatet orari i punës në sektorin publik dhe privat. Për të shmangur mbipopullimin, veçanërisht në orarin e mbërritjes dhe nisjes, por edhe ngarkesën shtesë në orë të caktuara në transportin publik.

4. Do bëhen kontrolle intensive. Shkelësit duhet të marrin për sipër përgjegjësinë.

5. Sistemi Kombëtar Shëndetësor forcohet më tej. Njësitë private të kujdesit intensiv janë tashmë në 

përdorim. Shërbimet e mjekëve privatë kërkohen edhe në zonat e presionit të lartë.

“Pandemia e të pavaksinuarve”

Kryeministri foli për shpërthimin e valës së katërt që godet të gjithë Evropën, duke theksuar se“Tashmë vaksina i jep fitore njeriut dhe jo sëmundjes. Për shëndetin dhe jo për dhimbjen. Në liri dhe jo në kufizime. “Sepse aty ku shkon vaksinimi, virusi bie.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë