Shqipëria do të sulmojë në Leskovac. Pak orë para ndeshjes me Serbinë, është publikuar edhe formacioni zyrtar i kuqezinjve.
Trajneri Sylvinho ka befasuar me formacionin, pasi ka hedhur në fushë tre sulmues.
Në majë të sulmit do të jetë Rey Manaj, ndërsa nga krahët janë Armando Broja dhe Myrto Uzuni.
Formacioni zyrtar: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj, Asllani, Shehu, Laçi, Broja, Uzuni, Manaj.