Shqipëria ka siguruar medaljen e dytë në Lojërat Olimpike në Paris.
Mundësi i Shqipërisë, Islam Dudaev fitoi medaljen e bronztë, pasi mposhti rivalin hungarez, Iszmail Muszukajev.
Dudaev fitoi me rezultatin 13-12.
Dhjetë gushti është data, që do të hyjë në historinë e sportit shqiptar, pasi mundësi Chermen Valiev ia doli t’i sjellë Shqipërisë medaljen e parë olimpike në histori.
25-vjeçari mundi 6-2 rivalin nga Taxhikistani, Viktor Rassadin, në stilin e lirë për peshën deri në 74 kilogramë, duke fituar medaljen e bronztë në finalen e vogël.