Saturday, July 5, 2025

“Shpërthen” Braçe: Nuk mund të flasë Basha gjithë kohës

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar ashpër gjatë seancës së sotme plenare në Parlament. Ai ka nisur të ngrejë tonet e zërit ndërsa i ka kërkuar kryeparlamentares së Kuvendit që mos të flasë lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tërë kohës në seancë.

Barçe është ngritur në këmbë duke thënë se ai ka tre orë që flet, ndërsa Taulant Balla ka kërkuar që të vazhdohet me rendin e ditës.

Pjesë nga debat:

Braçe: Nuk ka më kuptim tani. Ka tre orë që flet.

Balla: Jo nuk e merr dot më fjalën. As Braçe, as njëri.

Basha: Për replikë.

Braçe: Ke 3 orë që flet. Dërr dërr dërr. Boll mo burrë…

Basha: Unë nuk përmenda asnjë emër. Më intereson që të ndal vjedhjen e shqiptarëve. Nuk përmenda asnjë emër. A doli këtu për procedurë. A foli? Jo nuk foli. Dijeni vendin tuaj. Edhe kur e ngatërroni, unë nuk iu ngatërroj.

Ahmetaj: Po bëhu serioz më.

Basha: Nuk jemi këtu për ju. Jepini shqiptarëve atë që është e shqiptarëve.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë