Friday, July 26, 2024

Shënjestër e atentatit të dështuar me snajper, Akil Nerjaku arrestohet me urdhër të SPAK-ut

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka firmosur disa urdhër-arreste me këkesë të SPAK këtë të premte.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një procedim penal të regjistruar më herët dhe urdhër-arrestet vijnë pas rrëfimit të një bashkëpunëtori të drejtësisë.

Nuk dihet për cilin bëhet fjalë, teksa tashmë Policia e Shtetit ka bërë të mundur ekzekutimin e të gjitha urdhër-arresteve.

Ndër të arrestuarit, është edhe Akil Nerjaku, të cilit, pak muaj më parë,iu bë atentat në zonën e plazhit në Durrës, në hyrje të një hoteli. Në drejtim të tij u qëllua me një armë të gjatë të dyshuar spajner nga dritarja e një furgoni të bardhë.

SPAK akoma nuk ka bërë njoftim zyrtar dhe detaje për operacionin në fjalë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë