Saturday, July 27, 2024

Serbia nuk është më entuziaste për anëtarësimin në BE, thotë Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi në panelin “Zgjerimi i Horizonteve Evropiane”, i cili po mbahet në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, se është i sigurt se Serbia nuk do të bëhet së shpejti pjesë e BE-së.

Ai u shpreh se është pak pesimist kur është fjala për mundësinë e anëtarësimit në BE, si dhe se popullariteti e besimi në rajon ndaj BE-së ka rënë.

“Unë jam pak pesimist kur bëhet fjalë për mundësinë e anëtarësimit të Serbisë në BE në një të ardhme relativisht të afërt. Jo vetëm Serbia, por të gjithë të tjerët në rajon. Ne jemi duke negociuar, por do të shohim. Ne kemi pikëpamje të ndryshme për BE”, tha Vuçiç.

Ai shton se Serbia ka bërë progres ekonomik në vitet e fundit dhe se është bërë shumë për të përmirësuar sundimin e ligjit.

“Ne kemi pasur rritje të mirë ekonomike në tre vitet e fundit. Serbia ishte në mesin e katër vendeve me rritjen më të lartë në Evropë. Pyetja është se si të vazhdohet me rritje të ngjashme apo më të larta dhe të bëjmë gjëra të tjera”, theksoi presidenti i Serbisë.

Siç tha ai, “nuk ka ëndrra të mëdha” kur është fjala për anëtarësimin në BE.

“Keni të drejtë, ne nuk jemi aq entuziastë si dikur, dhe në një farë mënyre BE-ja nuk është plot entuziazëm kur bëhet fjalë për ne. në rajon, se popullariteti i BE-së po bie në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi në veçanti, madje edhe në Mal të Zi”, nënvizoi Vuçiç.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë