Saturday, September 7, 2024

Seanca për votimin e kryeministrit në RMV/ Ali Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit i dha tapinë Talat Xhaferit që të jetë zot në shtëpinë e tij

Kryetari i Bashkimit Demokratik (BDI), Ali Ahmeti e ka cilësuar marrëveshjen e Ohrit të vitit 2001, e cila i dha tapinë Talat Xhaferit që të jetë zot në shtëpinë e tij.

Gjatë fjalës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku do të mbahet votimi për zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeministër, Ahmeti nënvizoi se shteti do të ecë përpara.

I nderuar zoti Milloshoski, kur ju keni lindur, më 29 shkurt të 1976, unë kam qenë gjimnazist, por qiraxhi i mohuar, i përqeshur, i përplasur, nga ata që qeverisnin asokohe. Unë si i ri, nuk i isha i barabartë me gjeneratën, mua më mohohej gjuha e nënës, prindit tim i mohohej punësimi. I duhej të braktiste vendin. Prandaj, unë flas këtu, si një njeri, që është nga prindër që kanë lënë gjymtyrët  tyre jashtë vendit, si në Austri e Libi.

Flas si një njeri që ka përfituar vuajtje, tortura nga sistemi. Për fat të keq, deri më 2001, kemi qenë në anë të kundërta. Atëherë ishim më mirë kur ishim të ndarë, apo sot? Shteti ynë, ishte më mirë atëherë, kur më ndiqte mua bashkë me gjeneratat e mia, terrorist, separatist, apo sot që bashkëfunksionojmë dhe bashkëdrejtojmë shtëpinë tonë të përbashkët?

Ti më ktheve 22 vite dhe 30 vite pas, ti dhe Antonio. Është një e vërtetë, marrëveshja paqësore e Ohrit ishte tapi, që Talat Xhaferi të dalë zot në shtëpinë e tij. Të gjithë fituan me marrëveshjen, ne na ka bërë zot në shtëpinë tonë, ju duhet të jeni krenarë. Këto 22 vite, bashkë kemi punuar. Këtë shtet do e çojmë përpara. Para nesh shtrohen probleme të mëdha, që qeveria e ardhshme duhet të anagzhohet për zgjidhje dhe të jenë kreativë në ndërtimin e politikave në të ardhmen”, theksoi ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë