Kilauea, një prej vullkaneve më aktivë në botë, ka filluar të shpërthejë pas më shumë se gjysmë shekulli. Shpërthimi ka ndodhur rreth 1,6 kilometra në jug, një zonë brenda Parkut Kombëtar të Vullkaneve Hawaii, që për herë të fundit shpërtheu në dhjetor të vitit 1974.
Rreziku kryesor gjatë shpërthimeve vullkanike është gazi i cili reagon me atmosferën dhe krijon “smogun vullkanik”. Ai mund të paraqesë rreziqe shëndetësore, të dëmtojë bimët dhe bagëtinë.
❗🌋🇵🇭 – The Kanlaon volcano in the Philippines painted the sky with a stunning “purple” hue during its eruption.
The smell of sulfur permeated nearby areas, accompanied by a significant ash fallout.
Local media reports suggest that the “shallow magmatic processes” could… pic.twitter.com/WOfmpV5O0g
— 🔥🗞The Informant (@theinformant_x) June 3, 2024
Zona përreth është mbyllur për publikun që nga viti 2008 për shkak të rreziqeve, duke përfshirë plasaritjen e tokës, paqëndrueshmërinë në murin e kraterit dhe shembjen e shkëmbinjëve.
Observatori i Vullkaneve dhe Shërbimeve Gjeologjike të SHBA-së regjistroi afërsisht 250 tërmete në majën e vullkanit pak orë para shpërthimit.
Po ashtu një tjetër vullkan ka shpërthyer në malin Ibu të Indonezisë, duke shpërndarë hi të trashë, të zi dhe re të errëta mbi 5 mijë metra lart në ajër. Në një fushë janë vendosur tenda strehimi për banorët e evakuuar.
Që nga muaji maj ka pasur shpërthime të vazhdueshme të vullkaneve në Indonezi.