Anëtari serb i presidencës së Bosnje Hercegovinës dhe lideri i Aleancës së Social-Demokratëve të Pavarur, Milorad Dodik deklaroi se Republika Srpska po shkon drejt pavarësisë së saj.
“Mund të mos jetë e mundur në këtë moment, por duhet të punojmë për të dhe nëse ndalojmë së foluri për këtë, nuk do ta arrijmë qëllimin”, tha Dodik në fjalimin e tij në Manjaça, shkruan B92.
Dodik tha se nuk do të vendosen sanksione ndaj Rusisë, duke u shprehur se bota nuk është Brukseli dhe SHBA.
“Nuk do të duam që papagajtë të përsërisin atë që thotë Brukseli dhe nuk do të ndjekim sanksionet e tyre ndaj Rusisë”, theksoi ai.
Sipas tij, në botë ka fuqi të tjera me të cilat Republika Srpska mund të bashkëpunojë.