Saturday, March 15, 2025

Republika Srpska miraton një draft të kushtetutës të re për ta përcaktuar atë si shtet

Asambleja Parlamentare e Republikës Srpska e ka miratuar të enjten vonë një draft të kushtetutës së re, e cila synon ta përcaktojë si shtet entitetin serb të Bosnje e Hercegovinës.

Me Kushtetutën e re, ndër të tjera, liderët e Republikës Srpska synojnë ta përcaktojnë këtë entitet si shtet të popullit serb, t’i japin të drejtën e vetëvendosjes, ta krijojë ushtrinë e tij dhe ta shfuqizojë Këshillin e Popujve dhe nënkryetarët nga dy popujt e tjerë përbërës.

Kjo kushtetutë është në kundërshtim me Kushtetutën e Bosnje e Hercegovinës, dhe rrjedhimisht me Marrëveshjen e Dejtonit.

Që nga Marrëveshja e Dejtonit për paqe, e cila u nënshkrua në vitin 1995 dhe i dha fund luftës në Bosnje, vendi përbëhet nga Federata Boshnjako-Kroate dhe Republika Sërpska e dominuar nga serbët etnikë, nën një qeveri të dobët qendrore.

Derisa Republika Srpska mund të miratojë ligje për çështje të brendshme, ligjet dhe institucionet në nivel shtetëror mbeten mbi të gjitha, sipas Kushtetutës së Bosnje e Hercegovinës.

Drafti, i cili u miratua me 50 vota për dhe tetë kundër të enjten në Banjallukë, tani do të kalojë në një debat publik 30-ditor, pas së cilës Komisioni Parlamentar për Çështje Kushtetuese do ta hartojë një propozim që më pas do të debatohet sërish në Asamblenë Kombëtare.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë