Sunday, September 8, 2024

Raundi i katërt për presidentin do të mbahet më 4 qershor

Raundi i katërt për votimin e Presidentit të ri të Republikës do të zhvillohet më 4 qershor, ora 18:00 në Kuvend.

Propozimi i kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka marrë vetëm votat e mazhorancës, gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, zhvilluar këtë të hënë.

Gjatë fjalës së tij, Balla propozoi gjithashtu që afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave për president, të jetë po më datë 4 qershor, por në orën 12:00.

“Unë propozoj që raundi i katërt për votimin e Presidentit të Republikës, të zhvillohet ditën e shtunë, më datë 4 qershor, ora 18:00. Lidhur me pikën e dytë, afati i depozimit të kandidaturave të jetë data 4 qershor, ora 12:00. Ndërsa, afati i shqyrtimit të kandidaturave të jetë data 4 qershor ora 16:00”, tha Balla.

Partia Socialiste do të mbledhë kryesinë të premte në orën 17:00, ku ndër të tjera në axhendë është edhe ecuria e procedurave të zgjedhjes së Presidentit të Republikës dhe vendimmarrja e kësaj force politike.

Dje Kuvendi ezauroi pa asnjë kandidat edhe raundin e tretë për zgjedhjen e kreut të shtetit. Sipas Kushtetutës, në raundin e katërt dhe të pestë, Presidenti zgjidhet me 71 vota.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë