Thursday, November 21, 2024

Rama me Melonin në kampin në Shëngjin: Turp kush abuzoi me marrëveshjen e emigrantëve

Kryeministri Edi Rama thotë se është e turpshme që është abuzuar me marrëveshjen e emigrantëve me Shqipërinë.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologen italiane, Giorgia Meloni në kampin në Shëngjin, Rama u shpreh se mbi Shqipërinë është hedhur baltë.

“Më lejoni të shpreh kënaqësinë që t’ju shoh të gjithëve shëndoshë e mirë, që sipas një gazete italiane që merret me të nesërmen, thelbi i kriminalitetit shqiptar është vendi ku veprojnë klanet që lidhet me trafikun e qenieve njerëzore. E kemi marrë shumë seriozisht këtë shqetësim dhe meqë gazeta thoshte që dhe prokuroria po merret për zbulimin e këtyre krimeve, do të thotë që po merremi bashkë me prokurorinë dhe SPAK na siguroi që ky grup nuk ekziston as këtu dhe as në vende të tjera.

Veprojnë grupe kriminale, por sipas prokurorisë, nuk ekzistojnë premisa për të folur për një mafie shqiptare, një term i përdorur për të hedhur baltë mbi Shqipërinë, nuk mund të themi që në këtë vend ekzistojnë struktura që u ngjajnë organizata mafioze të llojit Cosa Nostra, Camorra. Grupet kriminale shqiptare nuk kanë hierarki të tyre. Nuk mund të mos shpreh trishtim për gjysmë të vërtetat e thena për të sulmuar marrëveshjen mes dy qeverive në luftën kundër emigrantëve. Duhet të kenë turp që të drejtën demokratike e shndërruan në një abuzim të pushtetit të katërt në kurriz të shqiptarëve e italianëve”, theksoi ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë