Presidenti Ilir Meta, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit në MCN TV, ku ka debatuar me gazetarin Ylli Rakipi.
Rakipi e ka pyetur Metën se çfarë roli ka ai sot, kur sillet edhe si president edhe si opozitar, ndërkohë që nuk dha dorëheqjen pas 25 prillit, siç kishte premtuar.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Ju bëni edhe si president edhe si opozitar. Çfarë jeni ju sot zoti Meta?
Ilir Meta: Unë jam në krye të detyrës. Presidenti e përmbush detyrën jo vetëm në kuadrin institucional… Presidenti bën përpjekjet e tij, kur shteti nuk funksionon si duhet.
Ylli Rakipi:Po ju përse rrini president?
Ilir Meta: Të dezertoj unë?
Ylli Rakipi: Ku ta gjesh të dezertosh.
Ilir Meta: Jam në krye të detyrës. Do të rri dhe do të iki. Kam bërë betimin.
Ylli Rakipi: Ju thatë Rama do hyjë në vrimën e miut. Ku është në vrimën e miut ai? Në asnjë vrimë nuk është futur.