Saturday, September 7, 2024

“RAI3, dy shfaqje të shëmtuara”/ Rama: Nuk kam asgjë për të fshehur

Shfaqje të shëmtuar e ka konsideruar kryeministri Edi Rama publikimet e programit Report të kanalit televiziv italian Rai3 mbi Shqipërinë.

Përmes një video-mesazhi drejtuar opinionit publik, Rama u shpreh se ai vetë nuk ka asgjë për të fshehur dhe nuk iu shmang ballafaqimit, duke zhvilluar intervistë me gazetarin italian.

Rama bëri thirrje për braktisjen e opozitës non grata dhe shtoi se Shqipërinë nuk e ndal askush.

“Asgjë të pakontestueshme nga ky pseudoinvestigim italo-shqiptar. Akuza nga kush? Ky tha, ai tha, ata thonë, ai u takua me atë, ti takove ata, thonë se në Shqipëri ndodhin këto. Ana italiane e pohoi se nuk janë ata që mendojnë, akuzojnë, por janë të tjerë, ata thjesht mblodhën dhe gatuan për një çorbë prodhime bio politike shqiptare. Unë nuk kam asgjë me gazetarin italian, erdhi më mori në intervistë, iku. Nuk iu shmanga ballafaqimit, por e postova në këtë faqe të pacensuruar. Unë e kam me të gjithë shqiptarët e zakonshëm, mos i falni më, braktisni përgjithmonë. Shumica që i ka braktisur prej kohësh, duhet të bëhet gati t’i shkatërrojë me votë. Ata nuk i duhen as dreqin, e jo më shqiptarëve. Ky vend ka kryer punë me atë, me atë shpirt keq. Shqipërinë nuk e ndal më asgjë. Kokën lart dhe vetëm përpara”, theksoi ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë