Sunday, July 21, 2024

Putin urdhëron ushtrinë të shtojë edhe 170 mijë trupa në Forcat e Armatosura

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka urdhëruar ushtrinë ruse të premten ta rrisë sasinë e trupave duke i shtuar edhe 170.000 të tjerë, derisa Moska po e vazhdon luftën prej agresori në Ukrainë.

Ushtria e Rusisë tani i ka 1.3 milionë trupa pas kësaj rritjeje.

Vendimi i Putinit u bë i ditur nga Kremlini të premten dhe u fut në fuqi menjëherë. Ai nënkupton se numri i përgjithshëm i personelit ushtarak rus shkon tani në rreth 2.200.000, përfshirë 1.320.000 trupa.

Kjo është hera e dytë që Rusia e zgjeron ushtrinë kaq shumë prej vitit 2018. Në gusht 2022, Putini urdhëroi shtimin e 137.000 trupave.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë