Friday, April 19, 2024

Pronarë të një agjencie turistike, kush ishin viktimat e vrasjes në Tiranë

Viktimat e vrasjes së dyfishtë të ndodhur pasditen e së martës në kryeqytet, Dritan dhe Nora Muskurti ishin pronarë të një agjencie turistike.

Është ky detaji më i fundit në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku Arsen Muskurti vrau vëllanë dhe kunatën e tij.

Dyshohet se mes dy vëllezërve ka pasur një konflikt, por ende nuk dihet nëse konflikti ka pasur lidhje me biznesin e agjencisë turistike.

Sipas informacioneve paraprake, çifti që menaxhonte agjencinë turistike, dërgonin persona në Haxh dhe ofronin shërbime për udhëtime kryesisht fetare drejt Arabisë Saudite.

Forcat operacionale janë duke kryer disa kontrolle rreth rrugicave në rrugën “Islam Alla, aty ku dhe ndodhi ngjarja e rëndë.

Grupi hetimor nën drejtimim e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë