Sunday, June 29, 2025

Polici vret kolegun brenda komisiariatit nr.3 në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në komisiariatin nr.3. në Tiranë ku një efektiv policie ka qëlluar për vdekje kolegun e tij.

Efektivi i policisë Ludian Zaimi, qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi ndërsa ky i fundit ndërroi jetë në spital.

Mes viktimës, i cili shërbente prej 20 vjetësh në polici dhe autorit i cili ishte polic prej 1 viti e gjysmë ka ndodhur një konflikt banal.

Sherri brenda ambineteve të komisariatit ka ndodhur pak çaste para se efektivët të bënin instruktazhin (ndarjen e detyrave) dhe ka përfunduar me përdorimin e armëve.

Dyshohet se fillimisht ka pasur një sherr mes të dyve, i cili ka agravuar deri në përdorimin e armës, kur 25-vjeçari ka shtënë 6 plumba me armën e shërbimit në drejtim të Saliasit.

Ludian Zaimi aktualisht mbahet në ambientet e policisë. Në vendngjarje ka mbërritur Gledis Nano dhe hetues të agjencisë së mbikëqyrjes policore.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë