Thursday, May 16, 2024

Përfiltet si zëvendësues i Mbappe/ Enrique ironizon Leaon: Mos është ndonjë këngëtar?

Ylli i Milan, Rafael Leao është një lojtar, emri i të cilit është i lidhur me Paris Saint-Germain si një zëvendësues i mundshëm për Kylian Mbappe. Klubi kryeqytetas po mendon se si do të duket skuadra pa francezin, i cili duket shumë pranë transferimit te Real Madrid në fund të sezonit.

Para ndeshjes së PSG-së kundër Monaco-s të premten, tekniku spanjoll, Luis Enrique foli në një konferencë për shtyp dhe u pyet nga gazetarët për Leaon.

Në vend që të hidhte poshtë pyetjen, Enrique vendosi të përgjigjej me ironi.

“A është ai këngëtar?, tha  Enrique duke buzëqeshur. “Jo, kjo është një shaka. Unë e di shumë mirë se kush është Leão. Por nuk dua të flas për një lojtar që nuk është në klubin tonë”, theksoi ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë