Friday, September 5, 2025

Pasi shtrënguan duart, Trump dhe Putin në një makinë/ Presidentët nisen drejt vendit ku do të mbahet samiti

Pasi shtrënguan duart në tapetin e kuq, Donald Trump dhe Vladimir Putin u drejtuan drejt automjeteve të tyre që po prisnin.

Por, pavarësisht se Putini kishte sjellë limuzinën e tij “Aurus” dhe ajo u pa në pistën pranë aeroplanëve, presidenti rus hipi në limuzinën presidenciale amerikane, të njohur si “Bisha”.

Presidenti rus u pa me një buzëqeshje në fytyrë, ndërsa Trump dukej duke përshëndetur turmën, shkruan Sky News.

Më shumë se gjashtë vjet pas takimit të tyre të fundit, Donald Trump dhe Vladimir Putin janë përsëri ballë për ballë.

Të dy udhëheqësit përshëndetën njëri-tjetrin me një shtrëngim duarsh pasi zbresin nga aeroplanët e tyre në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage të Alaskës.

Trump, i buzëqeshur e duartrokiti presidentin rus ndërsa ky i afrohej në qilimin e kuq.

Trump dhe Putin do të diskutojnë mënyrat për dhënien fund të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Para se të nisej nga Uashingtoni në Alaskë, Trump u ka thënë gazetarëve se shpreson që do të ketë rezultat.

Para këtij takimi, dy liderët kanë biseduar të paktën pesë herë përmes telefonit, prej kur Trump e ka marrë mandatin në janar të këtij viti.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë