Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje kriminale që do të kryhej me shpërthim të telekomanduar të lëndës plasëse.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Brothers”, u vu në pranga 20-vjeçari Jesar Shabaj dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij, 23-vjeçari Jaser Shabaj.
Gjatë veprimeve hetimore janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, 2 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C4 peshë 300 gram, të programuara për shpërthim në distancë.
Ato ishin të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatore), të cilat dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.
Gjithashtu janë sekuestruar aparati celular i 20-vjeçarit të ndaluar si dhe një përforcues grushti.