Thursday, November 21, 2024

Orban akuza BE-së për ngrirjen e fondeve: Vendimi u mor për arsye politike

Kryeministri hungarez, Viktor Orban akuzoi Bashkimin Evropian për ngrirjen e fondeve mbështetëse të destinuara për Hungarinë.

Orban u shpreh se vendimi është marrë për arsye politike, për shkak të politikës së migracionit të Budapestit dhe kundërshtimit të saj ndaj sanksioneve kundër Rusisë pas fillimit të pushtimit të Ukrainës, shkruan N1.

Në një intervistë për radion hungareze, Orban akuzoi “burokratët e Brukselit” se vonuan zbatimin e planit të mbështetjes për Hungarinë për arsye të dukshme politike.

“Brukseli kërkon hapjen e kufijve tanë për emigrantët, por ne nuk do ta bëjmë këtë dhe futjen e propagandës së tyre seksuale në shkollat ​​tona, por ne nuk do ta bëjmë as këtë,” tha Orban.

Komisioni Evropian ka vendosur të veprojë me dorë të hekurt ndaj Hungarisë, duke propozuar ngrirjen e 7.5 miliardë eurove nga Fondi i Kohezionit pasi vendi nuk ka bërë progres me reformat kundër korrupsionit.

Në të njëjtën kohë, 5.8 miliardë euro pjesë e Planit të Rikuperimit janë aprovuar, por pagesa do të mbahet e pezulluar nëse vendi nuk provon se reformat përmbushen si duhet. Në total, pezull do të mbahen 13 miliardë euro.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë