Saturday, September 7, 2024

Mori pasaportën shqiptare, Sylvinho: I nderuar të jem në mesin e shqiptarëve më të shquar në mbarë botën

Dita e djeshme ishte e veçantë për trajnerin e Shqipërisë, Sylvinho.

Tekniku brazilian pranoi të pajisej me pasaportë shqiptare, ndërsa Kryeministri Edi Rama i dha çmimin “Shqiponja e Artë”. 49-vjeçari ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i falenderon të gjithë.

“Shumë i nderuar që m’u akordua çmimi “Shqiponja e Artë” nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Normalisht, ky çmim u jepet shqiptarëve më të shquar në mbarë botën dhe të qenit në mesin e tyre më bëri të ndihem shumë i lumtur.

Së bashku me disa nga pjesëtarët e stafit teknik të ekipit kombëtar dhe zyrtarë të FSHF-së, falënderova futbollistët dhe të gjithë kombin shqiptar për këtë bashkëpunim të shkëlqyer që kemi krijuar përgjatë kualifikueseve dha dhe që kulmoi me kualifikimin tonë në finalet e EURO 2024″, shkruan Sylvinho në Instagram.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë