Thursday, March 28, 2024

Mori 131 mijë euro rryshfet, GJKKO lë në burg ish-zyrtaren e OSHEE

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka lënë në burg ish-zyrtaren e OSHEE, Albana Ferraj.

48-vjeçarja, e cila u arrestua pak ditë më parë, pas dy vitesh në arrati, dyshohet se ka marrë shumën 131 mijë euro si rryshfet, për të favorizuar një kompani italiane, për një tender të zhvilluar në vitin 2016.

Kompania e favorizuar në procesin e tenderimit të zhvilluar në vitin 2016 është “Com Metodi”, s.p.a, me seli në Milano të Italisë.

Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se Elis Bushati, Athinta Papa dhe Irma Dërguti, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në kundërshtim me ligjin kanë favorizuar padrejtësisht kompaninë italiane “Com Metodi” s.p.a kundrejt ryshfetit prej 132 mijë euro.

Ndërsa Albana Ferraj, e cila ishte në rolin e drejtorit të Divizionit Tregtar dhe Drejtorit të kabinetit të OSHEE, ka marrë dhe arkëtuar këto përfitime.

Kjo e fundit ka luajtur rol “kyç” në këtë skemë korruptive, duke krijuar marrëdhënie fiktive me kompaninë italiane dhe për të fshehur shumën e parave të përfituara ka përdorur një kompani të tretë.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë