Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka takuar në Romë Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Meta theksoi se e ka informuar Tedros Adhanom Ghebreyesus mbi pasojat e rënda të pandemisë në vendin tonë, teksa ka ndarë një foto me të në rrjetet sociale.
Postimi i Metës në rrjetin social, Facebook
Një takim i ngrohtë në Romë me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Më njohu me konkluzionet thelbësore të Samitit të G20, që në fokus kryesor kishte pandeminë globale COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike.
E informova lidhur me pasojat e rënda të pandemisë në vendin tonë, veçanërisht për shëndetin dhe jetët e qytetarëve, për ndikimet thellësisht negative në ekonominë shqiptare, si dhe për hapat, që po ndiqen, për tejkalimin sa më parë të pasojave.
Shpreha interesin për një vëmendje më të madhe dhe mbështetje konkrete për Shqipërinë nga OBSH, kryesisht për sistemin tonë shëndetësor, për të bërë gjithçka duhet për mbrojtjen efikase të jetës dhe shëndetit të qytetarëve shqiptarë.