Thursday, November 21, 2024

Meta godet Berishën: Na duhet një kandidat për kryeministër me mbështetje të gjerë

Në kushtet kur Sali Berisha ka një të ardhme më të lidhur me drejtësinë se politikën, edhe aleati i tij i momenteve më të vështira, Ilir Meta duket se është dorëzuar.

Edhe Meta, si shumë opozitarë, jashtë Foltores, shprehet i hapur për të mbështetur një kandidat tjetër për Kryeministër, për garën elektorale të 2025, që nuk është shumë larg.

“Partia e Lirisë është e vendosur, që në funksion të këtij qëllimi të mirëpresë çdo kontribut nga brenda dhe jashtë politikës që do t’i shërbejë një konsensusi, pjesëmarrje e përfaqësimi sa më të gjerë të forcave opozitare, duke filluar që nga votuesi i thjeshtë dhe deri në nivelin më të lartë të drejtimit të opozitës,  nëpërmjet zgjedhjes së një kandidati për Kryeministër, që do të gëzonte një mbështetje sa më të gjerë politike dhe shoqërore”, tha ai.

Ideja e një kandidati të përbashkët për Kryeministër, jo Sali Berisha, është artikuluar fillimisht nga disa deputetë të grupit të Gazment Bardhit. Më pas u propozua si pjesë e një platformë bashkimi, nga pothuajse të gjitha partitë e vogla, aleate të Partisë Demokratike.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë