Konferenca e Kryetarëve miratoi 23 majin si raundin e dytë të votimit për zgjedhjen e presidentit. Votimi pritet të zhvillohet në orën 18:00.
Propozimi për këtë datë u bë fillimisht nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Raundi i parë për presidentin dështoi për shkak të mungesës së një kandidature për postin e Kreut të Shtetit.
Për të zgjedhur presidentin e ri në tre raundet e para duhen së paku 84 vota, të cilat mazhoranca e Partisë Socialiste nuk i ka.
Pas raundit të tretë, mazhoranca mund ta zgjedhë vetë Kreun e ri të Shtetit, pasi i ka 71 votat e nevojshme.