Marash Kumbulla zyrtarizohet si futbollisti më i ri i Sassuolo.
Mbrojtësi i Kombëtares ka kryer vizitat mjekësore dhe më pas është drejtuar në ambientet e klubit, ku është prezantuar me fanelën e tij të re të cilën do ta mbajë të paktën deri në përfundim të sezonit aktual.
Pak muaj para Europianit të Gjermanisë dhe me nevojën për të patur sa më shumë minuta, Kumbulla kërkonte më shumë hapësirë në klubin e Romës, por në formacionin e Mourinho ai nuk e gjeti asnjëherë veten.
Edhe dëmtimi i pësuar e rriti largësinë e tij me trajnerin portugez.
Marash is here 👋@KumbullaMarash #ForzaSasol 🖤💚 pic.twitter.com/56vNNDwlHP
— U.S. Sassuolo (@SassuoloUS) February 1, 2024