Thursday, November 21, 2024

Mali i Zi po shtyhet drejt destabilizimit, thotë Abazoviç

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, njëherësh kryetari i URA, Dritan Abazoviç deklaroi se vendi nuk ndodhet në një situatë emergjente.

Sipas tij, ata që po e humbin me shpejtësi mbështetjen e elektoratit po e shtyjnë vendin drejt destabilizimit, shkruan Vijesti.

Abazoviç mori pjesë në takimin për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale, të cilin e inicioi kryetarja e Kuvendit, Danijela Gjuroviç në formatin e liderëve partiakë.

“Pavarësisht se disa nuk morën pjesë deri në fund të mbledhjes, kjo ishte kuptimplotë. Situata nuk është e komplikuar nëse ka një logjikë për drejtësinë. Unë do të doja të zgjidhja të katër gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Të paktën, të zgjidhet një për të zhbllokuar plotësisht situatën në Malin e Zi. Shumica e kolegëve ranë dakord që do të respektojmë vendimin e gjykatës nëse thotë se vendimet nuk janë marrë sipas rregullave”, theksoi ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë