Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot lagjen e re që po ndërtohet në Bubq të Fushë-Krujës. Ai ka inspektuar nga afër punimet në këtë zonë ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti.
Rama tha se brenda nëntorit kjo lagje do të jetë gati për afro 200 familje.
Rama-drejtuesit të projektit: ”Nga pikëpamja e planifikimit, e cilësisë së ndërtimit janë si zona rezidenciale në Tiranë, ose dhe në bregdet. Atje shkojnë ata që kanë më shumë, këtu ata që kanë më pak. Këtu duhet bërë mirë gjithçka, se po ua pirgje këtu, pirgje atje, kthehen në gjëndra.”