Ish-deputeti Kujtim Gjuzi ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, pasi është shprehur se SHBA ka listën me 96 emra që do të shpallen “non grata” së shpejti, pasi në 30 vite demokraci kanë vjedhur rreth 44 miliardë euro.
Ai u shpreh në intervistën për Abc se listën e ka edhe ai, ndërsa shton se nuk mund t’i bëjë publik emrat derisa të ketë edhe akuzat për secilin prej tyre.
“Në dosjet tona ka gjithmonë edhe kush janë njerëzit që janë fshehur, vjedhur, grabitur shqiptarët për këto 30 vite demokraci me rreth 44 miliardë euro. Këto emra janë, departamenti i shtetit i ka, janë 96 emra që më kanë ardhur mua në e-mailin tim kur isha në zyrat e Kryesisë së Kuvendit, emra që do të konsiderohen jo vetëm non grata por edhe përtej kësaj. E para këto emra unë nuk mund t’i bëj të ditur për arsye të pjesës të drejtimit të partisë konservatore që do të thotë më duhet që të kem jo vetëm emrat që kanë sjell ato por dhe akuzën e drejtpërdrejtë”, u shpreh Gjuzi.
I pyetur përse kryeministri i thërriste “naltmadhni”, Gjuzi thotë se Rama donte që ta provokonte, ndërkohë që shton se po punon së bashku me Princ Lekën që të ketë një referendum për ta kthyer Shqipërinë në monarki.
Pse zoti Gjuzi ju mendoni që një ditë Shqipëria mund të rikthehet sërish monarki?
Gjuzi: Këtë gjithmonë e ka në dorë fuqitë e mëdha, e kanë britanikët e theksoj, e ka Vatikani dhe e ka SHBA.
Sipas bashkëbisedimit tim me princ Lekën e dytë, kjo do momentin dhe kohën e vet, ne punojmë që të ketë një referendum për monarki kushtetuese me kuvend që mbreti ka të drejtë t’i thotë kryeministrit jo nuk do jesh ti, do jetë dikush tjetër edhe kur ti fiton zgjedhje.