Trajneri Sylvinho e ka përshkruar si lumturi dhe krenari të madhe kualifkimin e Shqipërisë në “EURO 2024”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sylvinho shkruan se kualifikimi në kampionatin evropian, është realizimi i ëndrrës së një kombi dhe një burim i jashtëzakonshëm kënaqësie.
“Lumturi dhe krenari e madhe. Sigurimi i një vendi në EURO 2024 është padiskutim realizimi i ëndrrës së shumë njerzve, ëndrrës së një Kombi. Pjesëmarrja në një moment të tillë gëzimi për popullin shqiptar është një burim i jashtëzakonshëm kënaqësie.
Faleminderit e mija shkojnë për shumë njerëz: për futbollistët, të cilët kuptuan dhe mbështetën idetë tona dhe gjithmonë luajtën me shpirt dhe zemër. Për pjesëtarët e stafit teknik dhe administrativ, të cilët punuan intensivisht dhe u kujdesën për çdo detaj gjatë të gjithë këtij rrugëtimi.
Për drejtuesit dhe punonjësit e Federatës, që kanë bërë gjithçka që puna jonë të bëhej në perfeksion. Për fansat, për mbështetjen e tyre jetike brenda dhe jashtë shtëpisë tonë. Për familjen time, që janë baza e gjithçkaje që bëj dhe më japin mbështetje që të bëj punën time me dashuri dhe dedikim! Për këdo që direkt apo indirekt ka qënë pjesë e kësaj historie të mrekullueshme. Euro 2024 është këtu tani”, shkruan Sylvinho në Instagram.