Friday, November 22, 2024

“Kosovën e kemi njohur”/ Milatoviç në Beograd: Ka tema në të cilat nuk ndajmë qëndrime të njëjta me Serbinë

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç zhvilloi një vizitë zyrtare këtë të hënë në Beograd, ku u takua me homologun serb, Aleksandër Vuçiç.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Milatoviç u shpreh se Mali i Zi dhe Serbia kanë qëndrime të ndryshme për çështje të caktuara, ndër to edhe Kosova.

Milatoviç nënvizoi se Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008 dhe shtoi se mbështet dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Mali i Zi e njohu Kosovën në vitin 2008, por ne duhet të jemi njerëz dhe të arsimuar politikisht për të kuptuar pozicionin e Serbisë kur bëhet fjalë për pikëpamjen e saj për atë që Serbia thotë se është pjesë e territorit të saj. Për mua, si president i Malit të Zi, është shumë e rëndësishme që tensionet në veri të Kosovës vihen nën kontroll dhe të ndodh shtensionimi.Ky është prioritet si në Kosovë dhe Serbi, sigurisht edhe në Malin e Zi.

E gjitha kjo na prek të gjithëve dhe shtetet fqinje. Ne mbështesim sinqerisht miqtë dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, urojmë çdo të mirë dhe të përfundojë ai dialog, nëse është e mundur, në të mirë të Beogradit dhe Prishtinës”, theksoi ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë