Rihapet katedralja e “Notre Dame” në Paris. Në ceremoninë e hapjes marrin pjesë mbi 40 liderë botërorë.
Në fjalën e tij, Emmanuel Macron deklaroi se rihapja e katedrales u bë me kontribut nga e gjithë bota.
Sipas tij, kjo tregon mesazh shprese dhe shtoi se kombet duhet të jenë solidarë në situata të vështira.
“Kemi pasur inxhinerë, arkeologë që kjo katedrale të kthehej siç ishte. Këto burra dhe gra, përgjatë 5 viteve, kanë vendosur emrin e tyre në këtë punë që kanë bërë. Duke ndërtuar Notre Dame, janë histori frymëzimi. Kanë qenë art heroik, kur punon së bashku, mund të kesh rezultate të mira. Kemi pasur kontribut nga e gjithë bota. Ne zbuluam së bashku se çfarë mund të bëjnë kombet së bashku. Ju na ndihmuat që ta rindërtonim këtë. Duhet të jemi solidarë në situata të vështira. Ta ndihmojmë njëri-tjetrin, është një mesazh shprese”, theksoi ndër të tjera, presidenti francez, Emmanuel Macron.
“Notre-Dame” inaugurohet pas 5 vitesh punë të rëndësishme rindërtimi dhe restaurimi për dëmet e shkaktuara nga zjarri shkatërrues i prillit 2019.
Në këtë ceremoni, është i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.