Wednesday, June 7, 2023

Kongresi i Partisë Komuniste të Kinës, Xi Jinping pritet të marrë mandatin e tretë

Must Read

Partia Komuniste e Kinës ka hapur punimet e Kongresit, ku pritet që presidenti Xi Jinping, të marrë një mandat të tretë në krye të kësaj force politike.

Fjalimin e tij, Xi e nisi duke mbrojtur strategjinë e Covid-zero, e cila ishte shumë e diskutueshme, shkruan BBC.

Xi gjithashtu trajtoi çështjen e Tajvanit, të cilin Kina e pretendon si pjesë të territorit të saj.

Gjithashtu, ai iu referua ndarjeve brenda institucionit politik të Kinës, duke thënë se sundimi i tij kishte “hequr rreziqet serioze të fshehura në parti”.

Rreth 2,300 delegatë janë mbledhur për të zgjedhur drejtuesin e partisë dhe për të debatuar për politikat kryesore.

Një mandat i tretë si udhëheqës i Partisë Komuniste të Kinës (PKK) do t’i hapë rrugën atij për t’u bërë lideri më i fuqishëm që nga Mao Ce Duni.

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -spot_img
Latest News

Cardi B Deletes Instagram After Social Media Backlash Over Her Historic Grammys Win

 The main thing that you have to remember on this journey is just be nice to everyone and always...
- Advertisement -spot_img

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img