Thursday, March 28, 2024

Kina mund t’i japë Rusisë armë për luftën në Ukrainë, paralajmëron SHBA

Kina po konsideron mundësinë që t’i japë Rusisë armë dhe municione për luftën në Ukrainë, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

Ai paralajmëroi se ky përshkallëzim do të nënkuptonte “pasoja të rënda” për Kinën, shkruan BBC.

“Shqetësimi që kemi tani bazohet në informacionin që kemi se ata po shqyrtojnë ofrimin e mbështetjes vdekjeprurëse,” tha ai.

Ndërkaq, Kina ka mohuar raportet se Moska ka kërkuar pajisje ushtarake.

Presidenti kinez, Xi Jinping është një aleat i presidentit rus. Vladimir Putin dhe ende nuk e ka dënuar pushtimin e Rusisë – por ai ka kërkuar të mbetet neutral në konflikt dhe ka bërë thirrje për paqe.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë